Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk është dhe aq profesionist në sportin e hokej. Ai njihet për karakterin e tij të fortë dhe për një disiplinë të hekurt por këtë nuk e demonstron edhe në sporte.
Sporti që ai pëlqen së tepërmi ka rezultuar "fatal" për të, i cili në një moment është "përqafuar" me akullin.
Shkak është bërë një pengesë e vendosur në fushën me akull. Ndërsa ishte duke rrëshqitur në akull ai nuk e vuri re pengesën pasi ishte duke përshendetur të pranishmit në pallatin e sportit. Videoja është transmetuar nga shumë mediat prestigjoze ndërkombëtare.