Presidenti Vladimir Putin dhe partia e tij “Rusia e bashkuar” ka humbur ndjeshëm mbështetje në zgjedhjet lokale të zhvilluara këtë të dielë.
Partia e Putin tashmë do të ketë vetëm 25 përfaqësues nga 40 që kishte më herët në dumën ruse.Zgjedhjeve u paraprine protestat masive dhe të dhunshme.
Më shumë se 2.500 njerëz u arrestuan mes skenave kaotike rreth Sheshit të Kuq në Moskë.
Rezultatet e këtyre votimeve ishin prova e qarte për Putin para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021.
Sipas ekspertëve, reagimi kundër kapjes së pushtetit të Putinit po bëhet më i fortë në Rusi dhe pritet që protestat të vazhdojnë.