INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Putin – Trump, takim historik në Helsinki. Përpjekje për të rifilluar marrëdhënie të reja [VIDEO]

Putin – Trump, takim historik në Helsinki. Përpjekje për të rifilluar marrëdhënie të reja [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 16-07-2018

Një takim historik e që nis me një këshillë të presidentit Rus Vladimir Putin ndaj kreut të shtëpisë së bardhë Donald Trump. Pas shtrëngimit të duarve kreu i Kremlinit nuk nguroi që të këshillojë Trumpin që të mbështetej mirë në karrige.

Megjithatë, Trump nuk ja ka dëgjuar ‘këshillën’ homologut të tij rus dhe gjatë 4 minutave përballë medias, ai nuk u mbështet për asnjë çast në karrigen e tij. Ky ishte moment ku përcolli dhe mesazhet më të rëndësishme në këtë takim historik mes dy përfaqësuesve më të lartë amerikane dhe ruse.

Trump tha : ‘’Lidhja me Rusinë do të ishte një gjë e mirë, jo e keqe. Më e rëndësishmja është se ne kemi shumë gjëra të mira për të folur. Ne do të flasim pak dhe për Kinën. Unë me të vërtetë mendoj se bota dëshiron të na shohë të bashkohemi, përpara se të shtrëngojmë duart me udhëheqësin rus”.

Edhe pse më i vrenjtur në mimikë, Vladimir Putin hodhi dorezat dhe ftoi SHBA që të diskutojnë mbi çështjet e mbetura pezull mes dy superfuqive.

Putin: “Ka ardhur koha për të folur në mënyrë substanciale’’

Ky është takimi i parë kokë më kokë mes dy presidentëve Putin dhe Trump, në përpjekje për të rifilluar marrëdhënie të reja ndërmjet të dy vendeve, të cilat janë mjaft të tensionuara. Në fakt është zgjedhur Finlanda për këtë takim historik.. Ndërkohë, takimi vjen dhe pak ditë pasi Departamenti i Drejtësisë paditi 12 agjentë të inteligjencës ruse për akuzat për sulmin ndaj Komitetit Kombëtar Demokratik dhe fushatës presidenciale të Hillary Clinton. Një nga çështjet që nuk u trajtua ishte ndërhyrja ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, që kritikët i quajtën akt lufte.

Në konferencën për shtyp, Vladimir Putin ka qenë, i pari që ka folur në lidhje me takimin që pati me Presidentin Donald Trump.

Ai tha: "Moska kurrë nuk ka ndërhyrë dhe kurrë nuk do të ndërhyjë në procesin e brendshëm të zgjedhjeve të SHBA. Për bombat bërthamore, ne kemi përgjegjësi të veçantë për sigurinë ndërkombëtare" . Më pas shtoi se e konsideronte të nevojshme që të dy vendet të punonin së bashku për çarmatimin bërthamor dhe mospërhapjen e armëve dhe për të shmangur vendosjen e tyre në hapësirë.

Article Logic
Execution time: 0.0018808841705322