Një ndër lidhjet e hamendësuara dhe më të përfolura në showbiz ishte edhe ajo mes Genc Prelvukajt dhe Eni Koçit.
Edhe pse në fillim u përhap thjesht si një thashethem, detajet e mëvonshme vërtetuan se mes dy këngëtarëve kishte vërtet diçka. Ajo që i dha përgjigjie kësaj pikëpyetjeje ishte fotoja ku çifti u kapën mat të kapur për dore teksa po futeshin në një ndërtesë. Megjithatë, asnjëri prej tyre ende nuk ka konfirmuar apo mohuar diçka. Madje edhe teksa ishte e pranishme në dasmën e Besit dhe Xhensilës, pa mbaruar ende pyetjen gazetari në lidhje me marrëdhënien e përfolur me Gencin, Eni ia pret shkurt: “Të trashëgohet çifti. Kaq”.