INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pyetja për Kosovën që la pa përgjigje kryeministrat Rama e Barbiç

Pyetja për Kosovën që la pa përgjigje kryeministrat Rama e Barbiç

Publikuar më: 18:34 03-11-2017

Deputetja demokrate Rudina Hajdari duke komentuar konferencën ku diskutohet e ardhmja e Evropës Juglindore, e ku kryeministri Rama përballet me kryeministren serbe Barbiç thotë se pyetja e fundit që bëhet nga publiku është pyetja më e rëndësishme dhe se të dy nuk janë në gjendje ti përgjigjen. Pyetja që marrin dy kryeministrat nga publiku është e tillë; Ju folët për luftë e ajo çka ndodhi ishte luftë civile. NATO ndërhyri në luftën civile dhe një palë humbi e tjetra fitoi. Nuk është çështje e ligjeve ndërkombëtare është çështja se bërja e luftës ka pasojat e saj. Nëse Kosova do të bëhet fakt, një fakt i prodhuar nga lufta, atëherë çdo të bëhet me Krimenë, Osetinë Jugore e të tjera? Kryeministrat duhet të përgjigjen për 20 sekonda, por Barbiç e Rama e anashkalojnë pyetjen.
Rama : Në 20 sekonda mund t’iu them, ne të gjithë ju duam
Brabiç: Kjo po thjeshtohet shumë, dhe nuk nuk mund të thellohesh shumë në këtë çështje për 20 sekonda. Është një çështje emocionale për ne, por unë e vlerësoj shumë punën e kryeministrit Edi Rama ka bërë punë të mirë, dhe një gjë shumë e mirë po ndodh në Ballkan dhe ne të gjithë do të do të punojmë së bashku për të zgjidhur problemet.
Drejtuesi i konferencës e mbyll debatin me komentin. “Le të shpreh një dëshirë. Shpresoj që vitin tjetër të kemi nj dialog si ky midis Izraelit dhe Iranit”.

Article Logic
Execution time: 0.0043079853057861