Një 54- vjeçar i dënuar me 4 vite burg për “Trafikim të mjeteve motorike” dhe “Falsifikim të dokumenteve”, është arrestuar ditën e djeshme në pikën kufitare të Qafë- Thanës.
Në pranga ka rënë Lilian Kaziu, banues në Fushë- Krujë.
Mësohet se 54- vjeçari ishte person i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me katër vite burg.
Njoftimi i policisë:
Kapet një shtetas i dënuar me 4 vite burg për veprat penale: "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".
Më datë 24.08.2017, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
Lilian Kaziu, 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim penal nr 1174 datë 15.12.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg për veprat penale të lartpërmendura, të parashikuara nga nenet 141/a/1 dhe 186 të Kodit Penal