INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qani shpesh kur shihni filma? Ja çfarë tipi jeni

Qani shpesh kur shihni filma? Ja çfarë tipi jeni

Publikuar më: 13:58 22-11-2016

Nuk kemi frikë ta pranojnë: Me raste qajme kur shohim filma, lexojmë libra apo edhe dëgjojmë muzikë.

Natyrisht kjo varet nga niveli i hormoneve, nga gjendja e muajit dhe nga përditshmëria apo edhe thjesht efekti i shijimit të një filmi të vetëm. Megjithëse shumë personave mund t’u vijë çuditshëm, nuk ka asgjë të keqe me një, dy apo rrëke lotësh që rrjedhin nga emocionet. Kjo madje nuk është as diçka e keqe pasi personat që qajnë duke parë filma kanë diçka që shumë të tjerë nuk e kanë kultivuar dot: empatinë. Duhet një person i veçantë që të ketë empati, pasi të shqetësohesh për situatat e të tjerëve sjell forcë. Jeta është brutale dhe ju jeni aq të fortë sa të tregoheni të fortë edhe për të tjerët, duke ndjerë çfarë ata po ndjejnë.

Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vërtetë pse njerëzit qajnë për filmat. Lotët e disave rrjedhin pasa ata kanë qenë në situatën ku ishte dhe personazhi. Dhe lotët e kujtimeve janë gjithmonë të dhimbshëm. Disa herë të tjera jeni thjesht të mbushur me gjeniun artistik pas filmit, pasi një vepër e vërtetë arti atë ka për qëllim, të prekë shpirtin. Pra, nuk është gjithmonë diçka e keqe të qash për filmat, ndoshta është krejt e kundërta.

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213