INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qarku i Korçës në terr/ Moti i keq lë pa drita dhe ujë shumë fshatra

Qarku i Korçës në terr/ Moti i keq lë pa drita dhe ujë shumë fshatra

Publikuar më: 13:16 19-01-2019

Moti i keq në Korçë ka lënë pa energji elektrike disa fshatra të zonës së Mirasit si, Çetë, Qytezë, Sinicë dhe Arzë dhe në zonën e Liqenasit. Po prefektuar njofton se po punohet për riparimin e defekteve. Ndërsa po vazhdon punën për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve në fshatin Shulin.

Temperaturat në qarkun e Korçës janë zbutur disi dhe sot është shënuar 2 gradë C. Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Në pjesë të veçanta të rrugëve nga firmat kontraktore ka vazhduar kriposja.
Në segmentet rrugore rurale deri në qëndrat e njësive administrative të zonave malore, qarkullimi i mjeteve vazhdon të kryhet me zinxhirë.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666