Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë urdhër që procesi i numërimit të mbarojë brenda afatit të përcaktuar në ligj, madje duke vendosur dhe afat orës 22:00 janë 3 qarqe që si duket janë larg përfundimit të leximit të votave. Nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të KQZ janë 3 qarqe që kanë numëruar më pak se sa 70% të Votave. Qarku që ka numëruar më pak votat e zgjedhësve shqiptar është ai i Beratit, i cili deri në këto momente ka lexuar vetëm votat e 61.31% të votave të zgjedhësve. Më pas vjen Qarku i Durrësit që ka lexuar vetëm 64.35% e të votave. Ndërkohë Qarku i tretë i cili ka numëruar më pak vota është ai i Tiranës, i cili ka numëruar 69.20% të votave të Zgjedhësve.