Kinematë në Qatar kanë ndaluar shfaqjen e filmit të suksesshëm “The Danish Girl” me arsyetimin se përmban degjenerim moral.
Drama e regjisorit Tom Hooper paraqet aktorin fitues të çmimit Oscar, britanikun Eddie Redmayne në rolin e piktorit danez Lili Elbe, i cili ishte një nga personat e parë që iu nënshtruan kirurgjisë për të ndryshuar gjini. Filmi u shfaq për herë të parë në kinematë amerikane më 27 nëntor dhe ndërsa që ka marrë nominime të shumta ende nuk ia ka dalë të shfaqet në vendin islamik të Qatar. Ndërkohë që në Amerikë Caitlyn Jenner ka marrë çmimin si Femra e Vitit duke u kthyer në shembull për shumë njerëz, vende të tjera nuk e pranojnë këtë lloj tranzicioni ndërmjet sekseve.