INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Qave apo aktrove kur...'', Arian Çani i bën kryeministrit Rama dhuratën e pazakontë [FOTO]

''Qave apo aktrove kur...'', Arian Çani i bën kryeministrit Rama dhuratën e pazakontë [FOTO]

Publikuar më: 20:28 19-10-2018

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, është i ftuar kryeministri Edi Rama. Në një moment gjatë bisedës, ai u pyet nga Arian Çani se a u prek vërtet apo aktroi kur tregoi historinë që djali i tij Gregori e kishte kaluar shumë keq periudhën kur Rama kandidoi për kryetar bashkie dhe ndaj tij u bënë shumë shpifje. “Për fat të keq shumëkush mendon se politikanet janë një racë e poshtër që merren me punë të këqija, por në fakt, jo vetëm që nuk është e vërtetë, por nën kostum e nën lëkurë ka ndjenja. Imagjino të jesh pjestar i familjes së dikujt që goditet përher me baltë dhe kur mendoj që ai ishte pak më i madh se Zaho e kaloi një moment shumë të rëndë kur unë kandidova për herë të parë si kryetar bashkie dhe historia nuk ka ndryshuar sot që ai është 33 vjec dhe prandaj çfarë modelesh mund të ndjekë kjo rini, ata marrin mesazhin e tmerrshëm që bëhet fjalë për një kolektiv të marrësh, hajdutësh”, u shpreh Rama mbi këtë histori, duke folur kështu edhe për paketën anti shpifje.

Tashmë Çani e ka bërë zakon që sa herë ka të ftuar kryeministrin i bën nga një dhuratë. Këtë herë Çani i ka dhurua Ramës ‘zarat’, për shkak edhe të vendimit të fundit të kryeministrit për ndalimin e bixhozit dhe basteve.

“Ti kesh këto zarat meqë janë ngjyrë lejla dhe ti mund të luash me to deri në janar, ke kohë”, është shprehur Çani, duke ia dhuruar Ramës.

kuti.png

Duke folur për mbylljen e lojërave të fatit Rama u shpreh:“Ne po bëjmë diçka shumë të shëndetshme dhe këto para që po dalin nga ajka e familjes do shkojnë në konsum material për diçka tjetër. Janë para që i marrin nga shtëpia dhe i çojnë në bixhoz. Do ketë një masë të vogël ilegale që do e bëjnë këtë gjë, normale, por do reduktohet shumë bixhozi. Ka vende të tjera plot që e kanë bërë në mënyrë drastike, nuk jemi të parët. Do të mbyllet një kanal riciklimi, pastrimi i parasë dhe krimit të organizuar”. 

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627