INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Që askush të mos jetojë në terr! - Nisma më e fundit e shoqërisë civile.

Që askush të mos jetojë në terr! - Nisma më e fundit e shoqërisë civile.

Publikuar më: 13:55 21-02-2016

Në një intervistë ekskluzive për IN TV aktivisti, Besjan Pesha flet për dhënien e energjisë falsa për shtresat e varfra të shoqërisë. Ai sqaron nismën më të fundit të ndërmarrë nga shoqëria civile, e cila së fundimi është mbështetur dhe nga deputetët shqiptarë. 

-Nisma Thurje ka marrë një nismë për pak kilovatë falas për më të varfërit dhe e keni finalizua me hartimin e një projektligji. Si lindi si ide dhe si mund të realizohet konkretisht në praktikë?

Besjan Pesha: Ideja lindi në dhjetor, kur po ndiqnim një kronikë lajmesh, e cila tregonte vdekjen e një zonjë të moshuar nga i ftohti. Më parë gjatë atij viti kemi parë se si kryefamiljarë, kryesisht njerëz pa pune e në nevojë, i hoqën jetën vetës së tyre sepse nuk kishin mundësi të paguanin energjinë elektrike. Po ashtu kemi parë me dhimbje se si mijëra fëmijë në Shqipëri rriten në errësirë për shkak të pamundësisë të familjeve të tyre për të paguar energjinë. Si grupim menduam se duhet të bënim dicka. Nuk mund të rrinim duarkryq. Vume re se ndërkaq qeveria po reklamonte se sistemi energjitik ishte rimëkëmbur, se kompanitë si OSHEE, KESH apo OST po dilnin me fitim. Atëherë menduam, që të ndërmerrnim këtë inisiativë ligjore, që familjet në nevojë të kenë akses në energji pavarësisht mundësive financiare. Një studim i Avokatit të Popullit na inkurajoi edhe më shumë, kur vume re që edhe rekomandimet e tij shkonin në linjë me propozimin tonë. Po ashtu direktivat e BE dhe Konventa Ndërkombëtare e të drejtave sociale dhe ekonomike të njeriut, i kërkojnë Shqipërisë, që të garantojë furnizimin me energji për nevojat minimale familjeve në nevojë. Nisur nga sa më sipër ju drejtuam Kuvendit, 140 deputetëve, me iniciativën tonë. Për ta shndërruar atë në projektligj na duheshin ose 20.000 firma qytetarësh ose 1 firmë deputeti. Fatmirësisht patëm nje përgjigje pozitive nga deputeti Gerti Bogdani dhe sot ideja jonë është tashmë një projektligj, i cili parashikon tu japë 82.000 familjeve në nevojë, 150KwH/muaj në muajt e ftohtë të vitit dhe 90 KwH/muaj në ato të ngrohtë falas.

-Këto para që duhet të shpenzohen për kilovatë falas a është e mundur në kushtet aktuale të mbulohen nga shteti e nga kush zë i buxhetit mendoni se mund të dalin?

Besjan Pesha: Absolutisht po. Shteti i ka të gjitha mundësitë që të përballojë këtë shpenzim, i cili nëse KëH do i përllogarisim me çmimin e shitjes shkon në rreth 9 milionë dollarë, por nëse i llogarisim në kosto prodhimi e shpërndarjeje rreth 4 herë me pak. Qeveria mund të zgjedhe që ketë fature t’ja leje, OSHEE ose ta paguajë nga fondet e veta. E ritheksoj, që raporti i përfitimit me shpenzimin është në favor të përfitimit në këtë rast. Nuk do të kemi me fëmijë e të moshuar, që rriten në errësirë apo vdesin nga i ftohti.

-Ka ndonjë shtet tjetër një model të tillë dhe a ka funksionuar?

Besjan Pesha: Të gjitha vendet e BE e aplikojnë këtë politikë, po ashtu edhe një mori vendesh të tjera jo anëtare. Mos të shkoj shume larg, Greqia fqinje u jep familjeve në nevojë rreth 300KëH në muaj dhe po ashtu ju paguan edhe ujin e pijshëm dhe i pajis me kupona ushqimore. Ne nuk po kërkojmë kaq shume, duke ditur kushtet e shtetit tonë, por kërkojme minimalen e mundshme.

-Tashëm drafti është përfshirë në axhendën e kuvendit. Në ç’pikë është dhe si është pritur nga deputetët?

Besjan Pesha: Për herë të parë të gjithë deputetët u bashkuan pro projektligjit pavarësisht ngjyrave të tyre politike. Të djathtë e të majtë rane dakord, që ky projektligj është i domosdoshëm për familjet në nevojë dhe se ai duhet, që të merret në konsideratë dhe të miratohet edhe nga qeveria. Jemi shpresëplote se e njëjta klimë do të vijojë edhe në qeveri. Se ky projektligj do të bëhet realitet!

-Meqë jemi në kohë a mund tu drejtoni dhe një apel deputetëve se përse duhet të votohet kjo shtesë ligjore?

Besjan Pesha: Që asnjë fëmijë në Shqipëri të mos rritet në errësirë, askush të mos vdesë me nga i ftohti dhe çdokush të ketë minimumin e mundshëm për të bërë një jetë sa më afër normales. Aksesi në energji elektrike sot është një e drejtë themeltare e njeriut.

Article Logic
Execution time: 0.0035347938537598