INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Që ditën e parë si President, Trump shënjestron

Që ditën e parë si President, Trump shënjestron "Obamacare"

Publikuar më: 13:44 21-01-2017

Vetëm pak orë pas ceremonisë së betimit, Donald Trump hodhi hapat e parë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me nënshkrimin e disa dokumenteve, një prej të cilëve ishte urdhri ekzekutiv që synon përmbushjen e njërit prej premtimeve më të zjarrta të fushatës së tij: përmbysjen e aktit te përballueshëm të kujdesit shëndetësor.

Firma e Trumpit dërgoi një mesazh të fuqishëm që në ditën e parë të Presidencës së tij të dëshiruar prej një pjese të amerikanëve, të kundërshtuar ashpërsisht nga pjesa tjetër: rrëzimi i Obamacare-it, një program që siguron mbulim shëndetësor për gati 20 milionë amerikanë, do të jetë njëri prej prioriteteve të tij absolute. Urdhri në vetvete nuk e ndryshon dot ligjin, por mund të ketë impakt të jashtëzakonshëm në përmbysjen e tij.

Firmosja e këtij dokumenti, atyre që e kthejnë zyrtarisht në Komandant të Forcave të Armatosura dhe ligjit që lejon gjeneralin në pension James Mattis të marrë detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, ishin veprimet e para të Trumpit, tashmë Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe shefi i stafit Reince Priebus nga ana tjetër urdhëruan agjencitë qeveritare të ngrijnë çdo rregullore që nuk është publikuar akoma.

“Faleminderit! Ishte një ditë e jashtëzakonshme”, tha Trump përpara se të largohej nga Zyra Ovale e të përgatitej për ballot inauguruese. Tema e të parës prej tyre ishin tingujt magjepsës të “My ëay” të Frank Sinatrës. Vallëzimi i parë ishte ai i Presidentit me të shoqen Melania. Më pas çiftit iu bashkua Pence me bashkëshorten Karen, në vazhdim u afruan dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së Trumpit.

Manjati i pasurive të patundshme bëri një ditë më parë betimin si Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Nën qiellin me re të Uashingtonit, 70-vjeçari Trump u betua mbi Biblën, ashtu si shumë presidentë përpara tij, në bazë të një tradite të vjetër amerikane. Qindra mijëra njerëz, shumë prej tyre të joshur nga premtimi i zotit Trump për ta "bërë Amerikën përsëri madhështore," u mblodhën në Uashington për të përjetuar inaugurimin e mbajtur në shkallët e Kapitolit.

Betimi i tij pas nje një fushate të zhurmshme zgjedhore, sinjalizoi transferimin paqësor të pushtetit nga presidenti Barack Obama, i cili la detyren pas dy mandateve në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896