Mes muzikës dhe jetës personale, Albërije Hadërgjonaj mbetet një nga personazhet më të komentuar në mediat online. E ftuar në programin ‘Një kat më lart’ nga moderatori Ermal Peçi ajo foli për energjinë negative rreth ndërhyrjeve kirurgjikale duke treguar atë çfarë realisht ka bërë:
‘Unë s’jam në konkurs bukurie. Jam këngëtare. Çdo gjë e bëj për të respektuar publikun tim. Përveç hundës s’kam bërë gjë. Nuk them dot se kam bërë. S’jam si ato që thonë u rrëzova, apo s’merrja mirë frymë. Madje tani që e kam bërë s’marr frymë, ma ka shemb (qesh).’
A do të bëj ndonjë ndërhyrje tjetër Albërija? Ajo i tregon Ermalit një ndodhi shumë argëtuese ditët e fundit në Tiranë, duke thënë se sa të iki në Amerikë do bëj…! Çfarë? Mësoni përgjigjen e saj në minutën e 7-të të intervistës në ‘Një kat më lart’.