INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Që martesa juaj të funksionojë, ja ku janë 10 gjërat që duhet të bëni para se të thoni ‘Po’

Që martesa juaj të funksionojë, ja ku janë 10 gjërat që duhet të bëni para se të thoni ‘Po’

Publikuar më: 12:22 13-04-2018

Nëse jeni gati për të filluar një jetë të re me partnerin, ndaloni një moment që të mësoni gjithçka duhet të dini për ditën tuaj të rëndësishme.

Martesa është një histori më vete

Entuziazmi dhe euforia janë ndjesitë që e përshkruajnë më së shumti. Por edhe duket sikur duhen shekuj që data të afrojë, ajo vjen sa hap dhe mbyll sytë.

Ankthi fillon dhe frika merr formë. Në fund të fundit, fillimi i një jete të re së bashku nuk është e parëndësishme: ka të bëjë me hartimin e një horizonti të ri, ku do të ndahen momente të bukura dhe të shëmtuara.

Por si t’iu mbijetoni gjëndjeve negative, vështirësive dhe ta përballoni martesën me buzëqeshje?

Nuk është thuajse kurrë ashtu siç mendoni

Çfarëdo që të kemi imagjinuar, le ta harrojmë sepse mund të rezultojë edhe thejshtë një kështyjellë në ajër.  Nëse  i përballojmë gjërat në moment dhe përpiqemi të shijojmë të tashmen: patjetër do të jemi më të qetë dhe të lumtur.

Mund ta bëni

Një nga gabimet më të mëdha, mund ta humbim nga sytë partnerin tonë. Duhet të jeni të vetëdijshme që do të ketë momente kur jeta emocionale nuk do të jetë ashtu siç duam të jetë gjithmonë. E rëndësishme është të mos e humbisni toruan dhe të mos diskutoni kur jeni të nevrikosur. Shtyjeni këtë për një moment më vonë. Dëgjimi i tjetrit duke i kushtuar vëmendjen që meriton dhe duke u treguar paska diplomatike në menaxhimin e konfliktit, do të jetë një taktikë mjaft efektive.

Seksi, kurrë pa!

Bashkëbisedimi nuk është gjithmonë i lehtë dhe mbi të gjitha mund të krijojë monotoni. Dhembjet e kokës, faturat për të paguar dhe mali me rroba për t’u hekurosur,  sigurisht nuk ndihmojnë jetën e një çifti.  Mbajtja gjallë e flakës së pasionit është një domosdoshmëri sepse jeta jonë intime është një themel i fortë për marrëdhënien e çiftit. Ndaj mundohuni të keni një jetë seksuale aktive dhe të shëndetshme.

Fjalë, fjalë, fjalë

Secili ka karakterin e vet, kështu që durimi në martesë nuk duhet të mungojë kurrë. Dëgjimi i tjetrit dhe pranimi i dallimeve është thelbësore. Në vend që të sulmoni partnerin ose ta qortoni për  gjërat e vjetra, është më mirë të shikoni  të tashmen dhe të shpjegoni se si ndiheni. Komunikimi është ekspozita më e mirë aleate.

Hapësira nuk është kurrë e mjaftueshme

Shtëpia nuk është e jona apo e tyre, asi në një të nesërme të afërt do të jetë edhe për fëmijët. Është e rëndësishme që të gjithë të ndihen të qetë në mjedisin e shtëpisë. Ne shprehim preferencat tona dhe duhet ta lemë  partnerin tonë të bëjë të njëjtën gjë: më mirë një çrregullim i vogël i gëzuar, sesa një vend i përsosur dhe i trishtuar.

Vetëm për ne

E rëndësishme është të merrni qoftë edhe një orë të vetme në ditë për ta kaluar me njëri-tjetrin.

Mund të jetë palestër, kurs  vallëzimi ose aperitiv me kolegët. Kalimi i një pjese edhe të vogël kohe bashkë, ka efektet e saj pozitive në marrëdhënien në çift.

Gjënje jo e mirë dhe momente krize

Duhet pranuar se martesa nuk do të jetë gjithmonë e ëmbël. Do të ketë ulje0ngritjet e saj sepse jeta e tillë është. Por në të tilla momente shumë çifte mendojnë se marrëdhënie e tyre po shkatërrohet si dhe me ardhjen e fëmijëve mund të bëhet edhe më keq. Duhet të mësoni të përballoni disa vështirësi dhe atëherë do ta kuptoni më mirë shprehjen se pas shiut del dielli. Mjafton të keni optimizëm dhe besim.

E qeshura rregullon gjakun

Fuqia e një të qeshure të madhe  është në përpjesëtim proporcional me atë se sa e keqe ka shkuar dita. Mos harroni të qeshni çdo ditë dhe t'i jepni atij një puthje në buzë para se të dilni apo t’i uroni natën e mirë para se të flini sepse do të jetë thelbësore.

Tani, menjëherë

Është momenti i duhur për të thënë gjithçka, veçanërisht atë që nuk na pëlqen. Edhe pse duket sikur martesa na bën të ndihemi njerëz të rinj dhe të ndryshëm, në thelb mbetemi ata që kemi qenë gjithmonë.

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613