Sot është dita e fundit që qeset e ushqimeve në supermarkete do jenë falas. Duke filluar nga nesër dat 3 prrill qeset do të blihen.
Tirana prodhon 100 tonë qese çdo muaj, të cilat janë të mjaftueshme për të bllokuar kanalizimet apo për të ndotur lumenjtë. Po a janë solidarizuar konsumatoret me këtë nismë?
"E mbështesim pse jo kur behet fjale për mjedisin" shprehen ata.
Përfaqësuesit e marketeve na tregojnë si do funksionojë blerja e qeseve.
"Qeset e mëdha do të kushtojnë 50 lekë, ndërsa të voglat 30 lekë, gjithashtu ne dispozicion janë vendosur dhe trastat".
Duke i vlerësuar qeset plastike si ndotëse të mëdha dhe me efekte të parikuperueshme në mjedis, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënshkroi me përfaqësuesit e shoqatës së supermarketeve kryesore marrëveshjen për kufizimin e përdorimit të tyre dhe zëvendësimin nga trastat.
Qeset do të vazhdojnë të jenë falas në pazar, derisa bashkia ta shtrije këtë nismë në çdo pikë tregtimi.