Protesta masive e studentëve e cila ka mbërthyer kryeqytetin për rreth një javë, është shoqëruar dhe me mbështetjen e artistëve e këngëtarëve të cilët gjtihashtu janë bërë pjesë e saj, por në një mënyrë të pazakontë.
Me anë të pankartave, studentët i kanë kthyer shumë prej teksteve të këngëve në meme apo në thirrje për protestë.
E megjithatë njëra që na ka tërhequr vëmendjen është ajo e publikuar nga reperi Stresi në llogarinë e tij në Insgatram.
Stresi ka publikuar dy foto të studentëve që përmes pankartave kanë bërë thirrje për lirimin e tij.
“Lironi Stresin, lironi arsimin publik, lironi shqipen, Stresi”, janë disa nga fjalët e shkruara në to.