INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Që nga falenderimi për Bashën, bashkëshorten, nënën, Gramoz Ruçin dhe “sulmi” ndaj Metës, ja çfarë tha Rama në fjalimin e tij në sheshin “Skënderbej”

Që nga falenderimi për Bashën, bashkëshorten, nënën, Gramoz Ruçin dhe “sulmi” ndaj Metës, ja çfarë tha Rama në fjalimin e tij në sheshin “Skënderbej”

Publikuar më: 19:18 27-06-2017

Edi Rama ka marrë timonin e qeverisë i vetëm për 4 vitet e ardhshme dhe socialistët nisën festën.

"Shqipëria ka folur troç, shqiptarët kanë vendosur me një votë qartësisht kuq e zi. Ata kanë zgjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë të gjithëve që Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Misioni i të zgjedhurve është puna për Shqipërinë dhe mirëqenia për shqiptarët dhe jo politika e kacafytjeve dhe interesave për pushtetarët

Populli ka zgjedhur PS për të udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse dhe duke e pranuar me emocion dhe me përulësi këtë zgjedhje ne do të qeverisim me shembulline  forcës dhe jo me forcën e shembullit.

Fushata ka mbaruar, shqiptarët na kanë shikuar dëgjuar, duruar dhe e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Tani është koha për të vënë veten tonë në dispozicion  të tyre, Shqipërinë përpara partisë, dhe shqiptarët pa dallim përpara dallimeve politike apo hendeqeve tradicionale apo të porsahapura mes nesh." tha Rama ne sheshin Skenderbej. 

Rama foli edhe për vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën, duke theksuar se marrëveshjen e 18 majit do ta kete si busull bashkëpunimi qeveri-opozitë.

Rama: Më duhet pak kohë për të parë dhe kuptuar nëse fryma e marrëveshjes që shpëtoi zgjedhjet dhe solli një klimë të pazakonshme në vend, nuk është tretur bashkë me pritshmërinë e natyrshme të liderit të opozitës për të dalë fitues në këto zgjedhje. Por unë dua ta rikonfirmoj publikisht dëshirën për ta pasur marrëveshjen politike të 18 majit një busull orientuese të marrëdhënieve të qeverisë së re me opozitën e re. Duke shprehur këtu vullnetin për ta respektuar atë më tutje pa asnjë presje, dua ta falenderoj Lulzim Bashën për faktin se në 18 maj vuri Shqipërinë të parën. Dhe sic e shohim tani të gjithë marrëveshja është ajo që është dhe nuk është ajo që cinikët e përhershëm të kazanit donin ti bënin shqiptarët të besonin se ishte.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në fjalimin e tij pas fitores së PS-sa në zgjedhjet e 25 qershorit, ku siguroi 74 mandate, nuk nguroi që të ironizonte edhe presidentin e zgjedhur, Ilir Meta, njëherësh ish-kreun e LSI-së. Teksa theksoi se zgjedhjet e së dielës nuk ishin perfekte, por ishin një çlirim për njerëzit nga presionet dhe shantazhet, Rama tha se çirrjet mund edhe mos të kishin ndodhur, ndërsa ka thumbuar Metën.

“Këto zgjedhje nuk ishin perfektë, por ishin pa as më të voglin çlirim më të madh të njerëzve, qoftë nga presioni i shëmtuar pamor i megaposterave, afisheve, në çdo lagje të Shqipërisë. Shfaqja e papritur dhe jashtë kontekstit, e disa çjerrjeve në fushatë, përbën një përjashtim që mos të kishin ndodhur, por nuk e cënuan këtë proces. Padyshim as marrëveshja ime politike, me kryetarin e opozitës pas një periudhë të gjatë, nuk ishte perfektë. Por siç kam besuar dje dhe sot, se ajo marrëveshja, ku opozita dhe qeveria, duhet të jenë të bashkuara për interesat e Shqipërisë, në rrugën për Europën që duan.”, Rama Rama. Mes të tjerash ai tha se tashmë LSI iku për skrap.

“Duke arritur 18 mandate duke na dhënë një dorë të fuqishme në realizimin e objektivit tonë për ta udhëhequr Shqipërinë duke e cuar për skrap tepsinë”, pohoi ai.

Kryeministri i vendit falënderoi të gjitha grupet e PS-së në qarqe, por mbi të gjithë veçoi një emër. Kur foli për qarkun e Fierit, Ram veçoi emrin e Gramoz Ruçit, pa të cilin siç tha

“Jo më kot e lashë në fund, ovacion për superskuadrën e Fiertit. Do ma falin të gjithë një veçim me emër për forcën më domethënëse të shembullit të një njeriu, Gramozit, e meritonte të ishte në fund edhe në falënderime se sfidoi një traditë të pasfiduar ndonjëherë që i vendos udhëheqësit në fund dhe arriti një rezultat spektakolar duke kaluar edhe vijën e kuqe”,- tha ai.

Duke shtuar, Rma shprehu bindjen se “Pa Gramozin PS s’do ishte këtu ku është”,- tha ai.

Pas Gramoz Ruçit, kryeministri Edi Rama i dedikoi disa fjalë të ndjera bashkëshortes së tij Linda Ramës dhe nënës, Anetës. Edhe pse mes falënderimeve, hynte shpesh politika, kryeministri tha se ato ishin të vetmet që e duronin aq shumë.

“Pa Linda Ramën unë s’do isha këtu ku jam. Dhe prapë kam bërë një gabim gramori më ka porositur gjithmonë se si s’dua ta bëj më thotë mos lavdëro me radhë se do harrosh ndonjë. Kam harruar Dibrën, ata s’do ma harrojnë këtë gabim, deri kur para fillimit të dimrit, kur ne do kemi filluar rrugën e Arbrti. Mes meje dhe Lindës u fut prapë politika… Po kam harruar edhe Gjirokastrën, por po the Gjirokastër i ke thënë të tëra…Faleminderit që vazhdon të më durosh më shumë se sa duroj unë miqtë e katundit mediatik.. Kam harruar një tjetër emër, e vetmja që se ka humbur besimin tek unë as durimin me mua…Aneta, nëna ime”,-vijoi ai.

Mes falënderimeve dhe mirënjohës për nënën dhe bashkëshorten e tij, Lindën, kryeministri Rama tha se që nuk do e mbajë këtë fushatë është Zaho. Mes të tjerash kreu i qeverisë tha se i biri do jetë krenar për vendin ku rritet.

“Ylli më i madh i kësaj fushate të suksesshme ka qenë shpirti i skuadrës. Angazhimi i të gjithëve është puna në grup. Po ju them; nuk ju kam parë kurrë më skuadër se këtë herë dhe kjo më mbush me besimin se mandati është më i vështiri që mund të kishim, ditët më të mira për Shqipërinë janë përpara nesh. Zaho, që s’do mbaj mend asgjë nga kjo fushatë, jo se është shumë i vogël, por sepse është në një çati ku nuk shikohen lajme dhe nuk flitet kurrë në prani të tij për politikën, do krenohet kur të rritet me ato fitore që do bëjmë me për Shqipërinë ne këto 4 vitet e ardhshme. Rrofshi të gjithë ju këtu, rrofshi ju të gjithë këtu që na ndiqni, demokratë dhe socialist, na keni votuar apo o, rroftë partia Socialiste e Shqipërisë. Rroftë Shqipëria. Duke ju falënderuar para se të largohem, nesër në orën 05:00 të mëngjesit mbledhje shtabi (Qesh)”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482