INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Që nga ''skuthi'' e deri te “muskulozi”, këta janë 9 tipat e meshkujve që duhet të shmangni!

Që nga ''skuthi'' e deri te “muskulozi”, këta janë 9 tipat e meshkujve që duhet të shmangni!

Publikuar më: 23:45 26-12-2018

Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm. Të gjitha femrat kanë shije të ndryshme: disa prej tyre dalin dhe dëshirojnë vetëm meshkujt me trup të bukur, të tjerë i duan ata me një bark të bukur. Ndërsa disa femra duan që të udhëhiqen dhe të sundohen nga burrat e tyre. Të tjera duan të bëjnë më shumë burrin se vetë burri në familjet e tyre. Shikoni në këtë speciale të noa.al, këtë klasifikim që bën psikologia Dacia Ricketts e cila përshkruan llojet e meshkujve që gratë zakonisht i kanë dhe nuk duan të martohen kurrë.

1-Bad Guy / Çuni i keq- Ka shumë femra që e duan partnerin të llojit “bad guy” apo çun i keq nëse mund ta përshtasim në shqip. Femrat i shohin këta tipa si të guximshëm, provokues, por edhe të rrezikshëm,Por për ca femra, këto gjëra janë shumë tërheqëse, e sidomos në fillim të një marrëdhënieje me to. Por sapo një femër fillon të mendojë për diçka më serioze, ajo nis të dyshojë nëse ka nevojë për dikë me një të kaluar kriminale ose një të ardhme kriminale premtuese, dikush që lehtësisht mund të dëmtojë një person tjetër apo edhe vetë atë. Edhe kur duket se është argëtuese të bësh gjëra të rrezikshme që të japin emocione, asnjë femër nuk do të jetë e lumtur të rrisë fëmijët e saj ndërsa partneri i shërben jo familjes, por vuajtjes së një dënimi në qeli burgjesh.

2-The bodybuilder / Muskulozi- Burrat me trup sexy kanë qenë gjithnjë popullorë. Nuk ka asgjë të keqe për një njeri që të kujdeset për veten dhe të bëjë disa përpjekje për t’u dukur më mirë se të tjerët. Por kur obsesioni i një njeriu me pamjen e tij bëhet maniak, kur ai përditëson gjithë kohës profilin apo murin e tij të Instagram me fotot e reja të palestrës dhe hedh instastory çdo 5 minuta dhe kur ai flet veç për këtë pjesë, pra si ta ketë trupin akoma më të mirë, femra krah tij, thjesht nuk ndihet e dëshiruar prej tij ndaj e ndan mendjen se nuk dëshiron t’ia kushtojë jetën e saj një narcisisti egoist.

3-Mama’s boy / Çun mamaje Nuk ka absolutisht asgjë të keqe për një njeri që ta dojë nënën e tij. Për më tepër, disa gra mendojnë se një njeri që e do dhe e respekton nënën e tij ka shumë mundësi të dashurojë dhe respektojë dhe gruan e tij. Dhe është e vërtetë, por deri në një farë mase. Ndaj, nëse vëreni disa momente në sjelljen e tij, që nuk ju pëlqejnë, duhet të jeni vigjilente: nëse ai për çdo gjë ka si etalon mamanë dhe kur shtrohet për diskutim një çështje, sjell si shembull mamanë apo thotë “kështu thotë dhe mami”, apo për çdo gjë shkon e pyet mamanë dhe kur vijnë faturat përpiqet që t’ia paguajë mamaja, më mirë mendojeni nëse doni ta keni partner. Sepse këto janë të gjitha shenjat që nëna e partnerit tuaj është femra kryesore në jetën e tij dhe ju vështirë se do të jeni gjithnjë në gjendje ta zëvendësoni atë.

4-The Loser / Dështaku Pjesa më e madhe e femrave nuk do të jenë të lumtur nëse provojnë ta ndërtojnë jetën e tyre me meshkuj që nuk punojnë, që nuk e vrasin shumë mendjen nëse nxjerrin një rrogë të përshtatshme për të jetuar, që rrinë në shtëpi e nuk shkojnë të kërkojnë një punë kur e humbasin, apo që gjatë gjithë kohës jetojnë me prindërit e tyre dhe me shpenzimet e tyre, duke mos e çarë kokën hiç për të ardhmen e tyre, por shohin si të marrin lojën më të re për ta luajtur në Play Station. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht që të gjitha femrat kanë nevojë për “sponsorë”. Por një mashkull i vërtetë duhet të jetë në gjendje të sigurojë të ardhura për familjen e tij, përndryshe ai as që duhet të mendojë për ta krijuar një të tillë.

5-The baby / Bebushi Kur një mashkull nuk mund të marrë ndonjë vendim të pjekur për veten, kur ai ofendohet dhe mërzitet nëse ti vonon më shumë se 5 minuta për t’iu përgjigjur mesazhit të tij, kur ai nuk mund ta kuptojë se ju mund të mos pajtoheni domosdoshmërish dhe gjithnjë me pikëpamjen e tij dhe ta marrë këtë si personale, ju gra keni më shumë gjasa të humbni interesin shumë shpejt për këtë njeri. Gratë nuk martohen me burra të tillë.

6-The Cheater / Tradhtari- Është e qartë dhe e kuptueshme se asnjë grua nuk mund të jetë në gjendje të jetojë me një njeri që vazhdimisht e tradhton. Problemi është se jo të gjithë e dinë se partneri po ua “dredh”. Ndaj gratë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje sjelljes së burrave kur pikasin apo dyshojnë që ca gjëra nuk shkojnë mirë, por vetëm, pasi ka shenja të qarta që tregojnë se diçka po shkon keq. Kështu, merrni seriozisht nëse ai largohet nga dhoma çdo herë që ka nevojë për të bërë një telefonatë apo kur e telefonojnë. Nëse refuzon të të marrë me vete në një party; apo nëse gjeni gjëra femrash në xhepat e tij apo makinën e tij. Nëse këto ndodhin, atëherë duhet të mendoni të bëni një bisedë serioze me burrin tuaj, pasi këto shenja mund të çojnë te dyshimi se ai ka dikë tjetër.

7-The Pushover / Burrë leshi Ka plot femra që duan të bëjnë “burrin” në familjen e tyre. Madje disa ia dalin ta bëjnë. Sigurisht që disa gra pëlqejnë të jenë autoriteti i familjeve të tyre. Por burrat që nuk kanë dhe nuk shprehin mendimin apo opinionin e tyre dhe dorëzohen menjëherë çdo herë që ju parashtroni ndonjë argument, nuk janë aspak sexy. Një burrë që pajtohet me ndonjë gjë që i thotë gruaja, madje dhe kur qartazi nuk mund të pajtohet me të, por e pranon vetëm e vetëm se kurrë nuk do të kundërshtojë partneren e tij, më mirë mos e keni se s’keni ç’e doni.

Këta meshkuj quhen pushover ose nëse mund ta përshtasim shqip, “burrë leshi”.

8-The One That Won’t Leave You Alone / “Maniaku i marrosur pas teje” Duke u martuar me një burrë, një grua tregon se dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj me të. Por kjo nuk do të thotë që ata duhet të kalojnë çdo sekondë së bashku. Çdo qenie njerëzore ka nevojë për pak liri. Edhe nëse njerëzit janë të dashuruar deri në çmenduri, ata sërish kanë nevojë për pak privatësi dhe intimitet. Ndaj, njeriu që kontrollon çdo hap që ju bëni, që ju merr në telefon një mijë herë kur dilni për një kafe me shoqëri, e që nuk ju lë të zini ndonjë punë dhe nga ana tjetër nuk lë gë pa bërë që të ketë akses te rrjetet e tua sociale, tek sms-të, tek whtas app-i e biber, dije se nuk ia vlen. Thjesht do t’ju nxihet jeta e s’do shijoni kurrgjë.

9-The Awkward One / “Skuthi”- Disa njerëz janë si libra të mbyllur – kurrë nuk e dini se çfarë kanë në mendje. Ata kurrë nuk nisin një bisedë, kurrë nuk qeshin me shakatë tuaja dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për të marrë pjesë në ndonjë debat a bisedë. Kjo nuk do të thotë se janë të këqij ose se nuk i pëlqen shoqërimi me ju, por mënyra e tyre për të reaguar ndaj asaj që thoni apo bëni mund të jetë shumë irrituese. Imagjinoni të jeni në kulmin e lumturisë për diçka që ju ka ndodhur dhe të përballeni me akullnajën në fytyrën e partnerit që mezi bën një buzëqeshje të tipit Mona Liza. Ndaj jo, nuk mund të jesh i lumtur me një njeri emocionalisht të shurdhër.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598