INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Që nga veshja e Ramës, marrëveshja dhe Vetting-u, Rama, ja debatet e ashpra në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme

Që nga veshja e Ramës, marrëveshja dhe Vetting-u, Rama, ja debatet e ashpra në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme

Publikuar më: 22:19 22-05-2017

Në fillim të rinisjes së seancës së jashtëzakonshme plenare ka pasur një debat mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryeministrit Edi Rama.

Shkak është bërë veshja e kryeministrit i cili nën xhaketë kishte të veshur një bluzë me sloganin e fushatës së partisë Socialiste “Shqipëria që Duam”. Më i ashpri në këtë debat ishte dhe Astrit Patozi.

“Kam një problem me veshjen e kryeministrit, e konsideroj një shkelje të etikës parlamentare. E di që është i mërzitur me marrëveshjen por nuk ka pse e shpreh me gjuhën e trupit”, u shpreh Astrit Patozi.

Ndërsa kryeministri Rama i ëshë kundërpërgjigjur akuzave duke thënë se veshja  e tij nuk është provokim. “Veshja ime nuk është provokim por një mesazh për të gjithë ata që na votuan. Për ata 1 milion shqiptarë që na votuan”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka shpërthyer me akuza në sallën e Kuvendit, ku u zhvillua seanca e jashtëzakonshme për vettingun.

Blushi akuzoi opozitën, që pranoi bashkëqevreisjen me Ramën, duke thënë se qëndroi 3 muaj në çadrën e Rilindjes.

“Ajo që qëndruar për 3 muaj ishte çadra e Rilindjes. Ka një pakt mes çadrës dhe Rilindjes për ndarë pushtetin. 6 ministra janë të Ramës, 5 të Berishës dhe 4 të Metës. Ju që u futët në çadër për Republikën e Re nuk sollët asnjë kauzë. Tradhtuat çdo kauzë. E akuzuat qeverinë për kanabisin, tani jeni bashkë për ta korrur. Tre parti shkojnë më 25 qershor. Do të jeni prapë bashkë. Pse u bëtë bashkë ju? Për t’i ikur reformës në drejtësi. Sabotuat reformën në drejtësi”, tha Blushi.

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend menjëherë pas Ben Blushit, duke iu përgjigjur këtij të fundit me po të njëjtën gjuhë.

Blushi tha se Rama dhe Berisha po qeverisin bashkë vendin, duke sabotuar reformën në drejtësi. Rama i është përgjigjur me ironi, duke i thënë se ka lidhje të forta me tepsinë dhe do pjesën e vet.

Por, shtoi më tej Rama, ministrat teknikë nuk janë të PD, por për ta garantuar atë në mbrojtje të zgjedhjeve.

“Je deputeti më i mërzitur nga marrëveshja në këtë sallë. Gjëja që më ka ngjallur më shumë neveri ka qenë që pas marrëveshjes një lukuni e tërë personazhesh të katundit politik e mediatik u morën me byrekun, me kekun, me bakllavanë, me sultjashin, me paçen, dhe me të gjthë elementet e kuzhinës. Ben Blushi ka lidhje të fortë me tepsinë, ndaj ndjehet i privuar, sepse është bërë një ndryshim jo për të ndarë tepsinë. Ministrat nuk kanë ardhur për të përfaqësuar PD, por për të garantuar PD si ministra teknikë në mbrojtje të zgjedhjeve”, deklaroi Rama.

Rama e quajti Blushin një mendje të mjerë, që vjen nga dembelizmi i njeriut që kujton se i di të gjitha.

“Është mendje e mjerë, që vjen nga dembelizmi i njeriut që kujton se i di të gjitha dhe nuk lë gjë pa thënë. Fajin për gjendjen ku ndodhet e ka thjesh vetë. Je dembel, që nuk ke vullnet të mësosh. Por, mbi të gjitha je shumë hipokrit me njerëzit që flet”, tha Rama.

Deputeti Blushi iu përgjigj menjëherë kryeministrit Rama, pas sulmeve të këtij të fundit. Blushi tha se Rama sot sulmoi atë dhe mbrojti Berishën, pasi këtë të fundit e ka aleat.

“Rama më sulmoi mua dhe mbrojti Saliun. Pse nuk foli asnjë fjalë për Berishën? Sepse e ka aleat. Rama harxhoi sot 10 mijë euro për të dalë dy orë në televizor. Ke tatuazhin e turpit mbi trup”, tha Blushi.

Ndërsa demokrati Edi Paloka i është kthyer ashpër duke i thënë Blushit të mos bëjë “si i virgjër”, ndërsa në replikën e tij, kreu i LIBRA ka thënë se sot të gjitha partitë parlamentare janë bashkë kundër tij.

Blushi ka recituar vargjet e Fan Nolit “korini dhe shtypini, katundarë edhe punëtorë që nga Shkodra gjer në Vlorë”, para se kryeministri Edi Rama të merrte fjalën duke sulmuar këtë të fundit.

Paloka: Ka ardh në parlament me votat e PS dhe ka nja 20 vjet këtu dhe tani na bën të virgjërin.

Dhe prandaj të mos ta kthejmë në qesharake këtë seancë, për të dëguar të virgjërit që janë qepur pasi janë zhvirgjëruar dhe mos të dëgjojmë kryeministrin që na flet për veshje leshi.

Blushi: Çështja është çfarë tha. Nuk tha asnjë fjalë për Saliun. Saliun e ka aleat. Çfarë thoshte në parë Saliu. Apo jo Sali, pse qesh? E patë këtu apo jo. Doli më sulmoi mua dhe mbrojti Saliun.

Këtij çdo ditë dy orë televizive i kushtojnë 10 mijë euro. Kush i paguan këto? Taksat tuaja. Kjo pra është çështja.

Para tre ditësh isha në Lezhë. Ore ti thua bashkëqeverisje si është kjo punë? Unë kam qenë në 21 janar, por jam gjallë. Saliu nuk më vrau dot.

Tani pyete pak çfarë thotë Aleks Nika, Ziver Veizi. A jeni bashkë? Jeni bashkë...

Apo jo Paloka se dole dhe i the kolegu i mazhorancës. Ky është kolegu jot. Kjo është një ditë e madhe sepse ju jeni të gjithë bashkë dhe unë jam kundër jush.

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deputetit Ben Blushi për marrëveshjen Rama-Basha.

Berisha tha dhe njëherë se kjo marrëveshje ishte një “win-win story”.

Ai iu përgjigj Blushit si mjek, duke thënë se konstaton një gjendje xhelozie.

“Nuk do të komentoj marrëveshjen, pasi jam shprehur se ajo ishte një win-win story. Do them vetëm dy fjalë: jam mjek dhe asgjë s’më shqit mua nga ndjenjat dhe psiqika. Konstatoj një gjendje xhelozie. Si mjek iu shpjegoj se xhelozia lind në dashuri. Dashuria lind xhelozinë, por xhelozia shkatërron dashurinë, ndaj me karar”, tha Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0041079521179199