INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Që ta bësh të lumtur, zbulo çfarë kërkon nga ju personi i zemrës bazuar në shenjën e horoskopit

Që ta bësh të lumtur, zbulo çfarë kërkon nga ju personi i zemrës bazuar në shenjën e horoskopit

Publikuar më: 12:59 31-05-2019

Nëse mendoni se e njihni mjaftueshëm gjysmën tuaj më të mirë, hidhini një sy këtij artikulli. Këtu do të lexoni se ç'dëshiron secila shenjë e zodiakut në një romancë.

Dashi

Ju ja dilni të ndriçoni këdo me zjarrin tuaj i dashur Dash, ndaj dëshironi që partneri/ja të sjellë të njëjtën energji në tavolinë. Takimet spontane, aventurat e shkurtra dhe çdo gjë tjetër që ju surprizon dhe ju bën të ndiheni të veçantë është rruga drejt zemrës suaj.

Demi

Mjafton që ai/ajo të kujtohet për ju duke ju blerë diçka të vockël si kujtim. Po kështu, një darkë luksoze, që vazhdon me një kërcim romantik është nisja perfekte e një mbrëmjeje ideale.

Binjakët

Nuk mbani shumë gjatë interes për dikë, kështu nëse të tjerët duan të jenë në jetën tuaj, duhet t’jua tërheqin jashtëzakonisht shumë vëmendjen. E ndjeni që dikush interesohet për ju, kur ata ja dalin të përshtaten me stilin tuaj të jetesës.

Gaforrja

Kur vjen puna te dashuria, ju ose jepeni 100% në lidhje, ose s’jeni fare aty. Kur gjeni dikë të cilit i besoni, mund të bëni gjithçka që ata të ndihen të sigurt dhe rehat. Ndaj, është shumë e rëndësishme që i dashuri juaj t’ju lejojë të futeni në jetën e tij plotësisht.

Luani

Ju vdisni për vëmendje! Sa herë që partneri juaj do t’jua bëjë me dije se ju jeni qendra e tij/saj e botës, aq herë do ta doni më shumë. Një puthje e vogël para se të thotë mirupafshim, një sms e lezetshme gjatë ditës do t’ju bëjnë të ndiheni mbret/ëreshë.

Virgjëresha

Për ju, veprat flasin më shumë se fjalët. “Faleminderit për gjithçka bën”, për një Virgjëreshë është më shumë se “Të dua’’.

Peshorja

Dikush që i pëlqen të kalojë shumë kohë me ju, është parteri ideal. Ju doni dikë me të cilin të përshtateni në bisedë dhe në sensin e humorit. Nuk ju duhen aventura dhe plane për ta mbajtur gjallë dashurinë. Kur ai është me ju, e ndjeni që ju do.

Akrepi

Kontakti fizik ju bën të ndiheni shumë të dashuruar. Doni dikë që të japë gjithçka kur është me ju; të jetë i mirë në shtrat, i përfshirë emocionalisht. Vetëm atëherë do të jeni të kënaqur.

Shigjetari

Doni shumë liri në një lidhje dhe përfshirja ju tremb. Çmendeni pas dikujt që ju lejon të vazhdoni me aventurat tuaja, ju ndihmon të arrini objektivat dhe ju qëndron besnik.

Bricjapi

Prezantimi serioz që i bëni vetes, duket sikur i distancon njerëzit. Por ai që arrin të tërheqë vëmendjen tuaj do ta kuptojë menjëherë që mund të jeni shumë të zjarrtë. Një lidhje sipërfaqësore nuk bën për ju. I merrni gjërat seriozisht që në fillim dhe s’doni të investoni aty ku s’ju vlerësojnë.

Ujori

Dikush që beson tek dashuria me shikim të parë dhe që kërkon gjithë kohës të jeni bashkë, nuk bën për ju. Të jeni shokë të ngushtë fillimisht është elementi kryesor. Nëse kjo shoqëri zhvillohet në mënyrë organike, ju do ta lejoni edhe intimitetin.

Peshqit

Nëse bini në dashuri, kjo do të jetë diçka e veçantë dhe personi tjetër duhet ta dijë që këto ndjenja janë ndaj jush janë më shumë se gjithçka që keni ndjerë më parë për këdo tjetër. Ju duhet dikush që t’ju lejojë të jeni të lirë dhe të merreni me gjërat tuaja, por të jetë aty sa herë ktheheni në shtëpi.

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283