INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Që të keni një vit ndryshe dhe të plotësoni dëshirat, ja disa këshilla për çdo shenjë të HOROSKOPIT

Që të keni një vit ndryshe dhe të plotësoni dëshirat, ja disa këshilla për çdo shenjë të HOROSKOPIT

Publikuar më: 14:49 22-12-2018

Dashi

Fokusohuni tek qëllimet afatgjatë. Ju jeni një shenjë me energji krijuese (sidomos me Marsin në shenjën tuaj në fillim të vitit), por problemi qëndron në paaftësinë tuaj për të kuptuar se ku duhet ta investoni këtë energji dhe ku jo.
Në vitin e ri, zotohuni të vendosni jo më pak se dy arritje të rëndësishme. Vetëm kur të jeni të qartë rreth asaj që doni, atëherë do e arrini.

Demi

Bëni një gjë që ju frikëson, dilni nga zona e rehatisë. Demi është një shenjë e qëndrueshme që nuk drejtohet nga instinktet, por nga logjika. Ky është viti që duhet të dilni pak nga zona e rehatisë dhe të provoni gjëra reja. Filloni nga gjërat e vogla, nëse nuk ndiheni të sigurt, por thjesht hidhni hapin e parë drejt një bote të panjohur.

Binjakët

Mbaroje atë punë që ke lënë përgjysmë. Energjia juaj është e shpërndarë dhe e keni thjesht të pamundur të kryeni një detyrë atëherë kur i’a keni lënë vetes si qëllim. Shkojini gjërave deri në fund, pasi atëherë do kapni majat e suksesit.

Gaforrja

Kujdesuni për veten, në mënyrën se si kujdeseni për të tjerët. Ne e dimë se si njerëzit më empatikë dhe të kujdesshëm të zodiakut, ju përkrahni çdokënd, por nuk është egoizëm nëse ju si fillim mendoni për mirëqenien tuaj e më pas për të tjerët.
Investoni në mirëqenien tuaj mendore, fizike, emocionale, shpirtërore, financiare, artistike, para se të filloni të kujdeseni për të tjerët.

Luani

Pranoni kritikat me mirësjellje. Aftësia juaj për të besuar në veten tuaj është një nga pikat më të forta, por nuk do e tradhtonit veten nëse kritikat do i pranonit me mirësjellje dhe përulësi. Keni tendencën të shpërtheni kur dikush ju kritikon, por duhet të ulni hundën, pasi askush nuk është perfekt e si çdo njeri dhe ju gaboni.

Virgjëresha

Tregojeni veten e dilni nga guaska. Mos u shqetësoni, këshilla jonë nuk është që ju të hiqni dore nga integriteti juaj. Keni standardet tuaja të larta dhe mund t’i mbani ato të paprekura. Por nëse ju nuk mbroni me zë të lartë punën tuaj, apo nuk e “shisni” për atë që është, nuk do e bëjë një tjetër për ju.

Peshorja

Menaxhoni në mënyrë të zgjuar kohën. Të jesh i preferuari i të gjithëve vjen me një çmim. Ju kaloni kohën tuaj të çmuar duke u bërë qejfin njerëzve të tjerë, e jo duke kryer detyrat që i keni lënë vetes. Dëshira për të mos i prishur qejfin askujt, bën që ju të humbisni shumë kohë. Menaxhimi i energjisë tuaj në dobi të vetes mund të jetë zhgënjyes për disa, por do të jetë në të mirën tuaj.

Akrepi

Çlirohuni nga një hatër mbetje apo armiqësi. Ju jeni shenja më e fiksuar e zodiakut që nuk lëshon pe, nuk fal lehtë dhe nuk harron asnjëherë. Le të jete viti 2019, viti i paqes me veten tuaj. Mjaft e zemëruat veten për një kohë të gjatë, sepse jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar në mëri. Hidhini gjërat pas krahëve dhe vazhdoni jetoni të tashmen.

Shigjetari

Mos shpërndani energji negative. Jeni të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe pa takt. Këtë vit, përpiquni t’i mbani për vete komentet negative, kur askush nuk kërkon mendimin tuaj.

Bricjapi

Shfrytëzojini të gjitha ditët e pushimit. Bricjapi e ka për krenari të thotë që ka punuar më shumë se çdo punonjës tjetër. Ndaj këshilla që kemi për këtë shenjë është të shfrytëzojnë të gjitha ditët e pushimit që kanë në dispozicion. Për të qenë fizikisht dhe emocionalisht të fortë e të shëndetshëm duhet të pushoni.

Ujori

Pranoni diversitetin e mendimeve të tjera. Është e vështirë të kesh gjithmonë të drejtë gjatë gjithë kohës. Ajo që duhet të bëni vitin e ardhshëm është të pranoni se dhe të tjerët kanë një mendim të pavarur nga i yti, që mund të jetë edhe më i saktë se mendimi juaj. Në momentin që do të pranoni diversitetin e mendimeve do të ndikoheshit nga idetë e reja dhe do të frymëzoheshit në mënyrë të pashmangshme.

Peshqit

Mësoni të menaxhoni financat tuaja, askush nuk do e bëjë këtë për ju. E ardhmja juaj financiare nuk është e ndritur për vitin e ri, ndaj përpiloni strategji të reja se si do i menaxhoni paratë. Ndonëse kjo nuk është pika juaj e fortë, do duhet t’i merrni frerët e financave para se të falimentoni.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545