INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qelizat burimore të gjakut. Shkencëtarët synojnë furnizimin e pafund të gjakut [VIDEO]

Publikuar më: 12:25 19-05-2017

Shkencëtarët kanë arritur të kthejnë qelizat e rritura në qeliza burimore të cilat do të përdoren për të  krijuar çdo lloj qelize të gjakut, duke përfshirë ato të sistemit imunitar. Ata  besojnë se janë gjithmonë e më afër realizimit të "furnizimit të pafund" të gjakut. Kjo do të bëj të mundur  trajtimin e njerëzve me çrregullime të gjakut,  gjendjes imunitare si dhe kryerjen e transfuzioneve të gjakut. Shkencëtarët deklarojnë se tani janë në gjendje të modelojnë funksionin e gjakut të njeriut tek minjtë e humanizuar. Sipas tyre ky është një hap i madh përpara për të hetuar sëmundjet gjenetike të gjakut.  Për gati 20 vjet, studiuesit janë përpjekur për të gjetur një mënyrë e cila do të bënte të mundur kthimin e qelizave embrionale - të cilat mund të krijojë çdo lloj qelize të gjakut. Tani dy ekipet e studiuesve Në SHBA  thonë se “është hera e parë që krijohen qelizat që mund të rinovohen vetë dhe të krijojnë të gjitha llojet e qelizave të gjakut.  Një nga studiuesit punonjës në Spitalin e Fëmijëve në Boston në SHBA, tha se "Ky hap krijon një mundësi për të marrë qelizat nga pacientë me çrregullime gjenetike të gjakut, bëhet redaktimi i geneve për të korrigjuar defektin tyre gjenetik duke i bërë funksionale qelizat e gjakut. Ekipet e studiuesve bënë me dije se i kthyen qelizat e zakonshme në qeliza burimore të gjakut duke përdorur teknika gjenetike.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387