INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëllohet disa herë me thikë kryetari i Bashkisë

Qëllohet disa herë me thikë kryetari i Bashkisë

Publikuar më: 09:17 14-01-2019

Kryetari i qytetit Gdansk,në Poloni,  Pawel Adamowicz është qëlluar me thikë teksa ishte duke marrë pjesë në një koncert bamirësie dhe tani është në gjendje të rëndë. Sipas agjencisë së lajmeve PAP, Adamowicz është sulmuar me një “mjet të mprehtë” gjatë një organizimi të dielën më 13 janar. Një burrë ka bërtitur teksa i është afruar 53 vjeçarit, Adamowicz, i cili ka drejtuar qytetin Gdansk nga viti 1998. Sulmuesi është ndaluar nga policia në vendin e ngjarjes.

kryetariu_2.jpg

Autori me sa duket kishte një njoftim në mikrofon nga skena e festivalit: "Përshëndetje, Përshëndetje, emri im është Stefan Miłosz, u futa i pafajshëm në burg. Platforma Civile më futi atje, prandaj Adamowicz vdiq". Policia thotë se sulmuesi është një banor 27-vjeçar i Gdańsk, i cili u dënua në të kaluarën për krime kundër shëndetit dhe jetës. Stafi mjekësor i spitalit ku ndodhet  Adamowicz tha se ai i është nënshtruar një operacioni që ka zgjatur pesë orë. Sipas mjekëve, ai është “ende i gjallë mirëpo në gjendje serioze”.

kryetari_i_bashkise.jpg

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ish-kryeministër polak që ka bashkëthemeluar Platformën Civile dhe është nga Gdnasku, shkroi përmes një postimi në Twitter: “Le të lutemi të gjithë për kryetarin Adamowicz. Pawel, ne jemi me ty”. Gdansku është shtëpia e Unionit për Solidaritet tregtar, që është themeluar më 1980.

Kryetari i qytetit polak, Gdansk, Pawel Adamowicz është qëlluar me thikë teksa ishte duke marrë pjesë në një koncert bamirësie dhe tani është në gjendje të rëndë. Sipas agjencisë së lajmeve PAP, Adamowicz është sulmuar me një “mjet të mprehtë” gjatë një organizimi të dielën më 13 janar. Një burrë ka bërtitur teksa i është afruar 53 vjeçarit, Adamowicz, i cili ka drejtuar qytetin Gdansk nga viti 1998. Sulmuesi është ndaluar nga policia në vendin e ngjarjes. Stafi mjekësor i spitalit ku ndodhet Adamowicz tha se ai I është nënshtruar një operacioni që ka zgjatur pesë orë. Sipas mjekëve, ai është “ende i gjallë mirëpo në gjendje serioze”. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ish-kryeministër polak që ka bashkëthemeluar Platformën Civile dhe është nga Gdnasku, shkroi përmes një postimi në Twitter: “Le të lutemi të gjithë për kryetarin Adamowicz. Pawel, ne jemi me ty”. Gdansku është shtëpia e Unionit për Solidaritet tregtar, që është themeluar më 1980.

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598