INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëllohet  fëmija më armë zjarri gjatë një atentati në Vlorë, situata shfaqet e...

Qëllohet fëmija më armë zjarri gjatë një atentati në Vlorë, situata shfaqet e...

Publikuar më: 11:22 01-10-2017

Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, qëllohet mjeti me armë zjarri.

Në atentatin e bërë mëngjesin e sotëm në rrugën Transballkanike në Vlorë kanë ngelur të plagosur 3 persona ndër tyre edhe një fëmijë 8-vjeçar. Fëmija ishte i biri i Ferdinant Llanajt, 39-vjeç që dyshohet se ka qenë objekt i atentatit.

Fëmija ka marrë një plumb në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rezikur për jetën. Gjatë atentatit fëmija ndodhej në mjetin tip “Benz” me targa VL 63 68 C. Mesa duket ngjarja ka qenë e planifikuar. Makina u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Edhe dy të plagosurit e tjerë Ferdinand Llanaj 39 vjeç dhe Dritan Begaj 50 vjeç që udhëtonin me makinë, kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim në spital. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, raporton syri.net

 Nga hetimet e deritanishme rezulton se autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje. Uniformat blu kanë ngritur postblloqe për kapjen e tyre, por deri tani nuk kanë asnjë shenjë. Në vendngjarje u gjetën rreth 20 gëzhoja dhe një pistoletë, që dyshohet se i përket njërit prej të plagosurve. 

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502