INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qëllohet me vezë ambasadorja e Kosovës në SHBA. Sulmohet nga aktivistja e Vetëvendosjes [VIDEO]

Publikuar më: 10:52 18-05-2017

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është sulmuar nga një shqiptare, gjatë një ligjërate të mbajtur lidhur me situatën në Kosovë dhe rritjen e influencës ruse në Ballkan në Universitetin e Denverit. Çitaku është sulmuar, nga një aktiviste e Vetëvendosjes, në prani të ish-ambasadorit Christopher Hill, i cili në fund të viteve 90-të ka ndërmjetësuar në konfliktin Kosovë - Serbi. Sulmi ka ndodhur pasi aktivistja Vlerta Vdili ka bërë pyetje rreth vdekjes së Astrit Deharit duke hedhur akuza për vrasje. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga aktivistë të Vetëvendosjes, shihet sesi Vdili sulmon ambasadoren e Kosovës duke e quajtur kriminele ndërsa qëllon me vezë në drejtim të saj duke përsëritur disa herë “Turp të kesh”, dhe më pas lë ambientin ku mbahej bashkëbisedimi. Edhe ambasadorja ka folur për sulmin që i është bërë asaj në takimin e mbajtur në universitetin e Denverit. “Nga fundi I bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse ( duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit ), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim”-shkruan ajo në facebook.
Postimi i plotë i amdasdores Vlora Çitaku në Facebook
Sot kam qenë e ftuar në një bashkëbisedim nga Denver Ëomen in International Security. Bashkë me Ambasadorin Christoper Hill sqaruam para studentëve dhe mysafirëve të shumtë situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karrshi Kosovës dhe rajonit tonë.
Bashkëbisedimi ishte shumë dinamik, dhe pati shumë pyetje interesante për rrolin e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare, rrolin e gruas në proceset e shtetndërtimit etj.
Nga fundi I bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse ( duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit ), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim.
Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin.
Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa krip.
Është krejt normale të kemi mospajtime, por ato duhet të mbesin në nivelin e debatit, e asnjëhere në sulm e shpifje ndaj tjetrit.
Kaq për sonte.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051