Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga gjykata dënimin me 60 orë punë në interes publik për secilin nga 8 studentët të “Lëvizjes për Universitetin”, të cilët më 2 nëntor 2015, goditën me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë kundër ligjit për arsimin e lartë.
Klodi Hoxha, njëra prej studenteve te akuzuara, ka reaguar me një status në profilin e saj në Facebook duke shkruar se "gjuajtja e Ramës ishte puna vullnetare më e madhe".
"“60 orë pune vullnetare për publikun” është dënimi që na ka akorduar Prokuroria sot në gjykatë. Epo, puna vullnetare dhe më madhe për publikun është bërë tashmë, gjuajtja e Ramës me vezë.",-shkruan studentja.