INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëlloi kushëririn e tij në Pezë, flet efektivi i FNSH: Jam penduar. Ai po më godiste me dërrasë dhe pastaj...

Qëlloi kushëririn e tij në Pezë, flet efektivi i FNSH: Jam penduar. Ai po më godiste me dërrasë dhe pastaj...

Publikuar më: 13:24 03-06-2019

Është dhënë sot masa e sigurisë për Flamur Karajn i cili qëlloi dy ditë më parë kushëririn e tij në Pezë. Gjykata Penale e Tiranës ka caktuat masën e sigurisë arrest me burg

Gjatë seancës Flamur Karaj ka rrëfyer se qenë duke punuar në shtëpinë e tij, kur është paraqitur Enver Karaj. Fillimisht ka pasur një debat verbal, ku Enver Karaj ka filluar ta godasë.

Pa u menduar gjatë Flamuri, i cili ishte edhe efektiv i FNSH ka nxjerrë armën e shërbimit duke qëlluar në drejtim të Enverit. Menjëherë pas ngjarjes, bashkë me bashkëshorten është paraqitur në Komisariatin nr. 6 në Tiranë.

I dyshuari ka deklaruar se ishte penduar për aktin dhe se ka ndodhur pa u menduar gjatë.

"Ai po më godiste me dërrasë dhe pastaj ndodhi akti i plagosjes", ka rrëfyer Flamur Karaj.

Prokuroria kërkoi arrest me burg, ndërsa avokati dhe vetë i akuzuari ka kërkuar arrest shtëpie.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719