Moderatori i njohur shqiptar, Meriton Mjekiqi u arrestua nga policia mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Mediat kosovare shkruanin se moderatori i “Gjoni’s Black” dyshohej se ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër.
Policia informoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik ndaj dy drejtuesve të makinave. Miku i tij, Dati është shprehur se nuk kishte të shtëna por vetëm konfrontim me fjalë. Ndërkohë, së fundmi ka reaguar dhe avokati i tij, i cili sqaron se Mjekiqi eshtë arrestuar nga policia.
Moderatori ka ndarë stausin e tij për ndjekësit, ku thuhet: “Meriton Mjekiqi është i lirë… Unë jam avokati i tij dhe njoftoj opinionin se nuk është intervistuar për kurrfarë gjuajtje me armë. Nuk ka qenë në arrati edhe ky lloj informimi nga mediat pa kurrfarë konfirmimi zyrtar paraprak, është brengosës”, ka shkruar ai.
Edhe vetë Meritoni ka reaguar duke treguar se nuk ka patur të shtëna me armë nga ana tij, pasi konfirmoi si të vërtetë këtë lajm.