INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëlloi me armë zjarri kushëririn, arrestohet 29 vjeçari

Qëlloi me armë zjarri kushëririn, arrestohet 29 vjeçari

Publikuar më: 18:32 03-08-2016

29 vjeçari Rudolf Dobrozi banues në Fushë Krujë, është arrestuar sot nga policia e Krujës pasi gjashtë muaj më parë ka qëlluar drejt shtëpisë së kushëririt të tij. Ngjarja ka ndodhur më 22 shkurt kur 29 vjeçari ka qënë nën efektin e drogës dhe alkolit.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një sherri të rëndomtë që Rudolfi ka patur me një tjetër bashkëfshatar të tij. Por, e çuditshmja është se ai nuk qëlloi mbi personin që kishte zënkën por në shtëpinë e kushëririt që kishte ndërhyrë për t’i pajtuar. Nga të shtënat me armë nuk ka patur persona të lënduar.

Policia ka konfiskuar gëzhoja dhe predha si prova për krimin. Të arrestuarit i është caktuar masa e dënimit arrest me burg nën akuzën “vrasje e mbetur në tentativë” dhe "armëmbajtje pa leje".

Article Logic
Execution time: 0.0015618801116943