INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëllon me armë ndaj shtëpisë së fqinjit në Mirditë

Qëllon me armë ndaj shtëpisë së fqinjit në Mirditë

Publikuar më: 09:20 08-08-2017

Policia në Mirditë ka shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy personave, që kishte lindur për motive të dobëta.

Drejtoria e Policisë së Lezhës njofton se uniformat blu kanë ndërhyrë duke vënë në pranga shtetasin Vitor Gjoka, 30 vjeç, banues në fshatin Shtuf.

Gjoka ka patur një përplasje fillimisht verbale e më pas fizike me shtetasin e identifikuar me inicialet L.M dhe më pas ka marrë armën dhe ka nisur të qëllojë ndaj banesës së këtij të fundit.

Ndërhyrja në kohë e efektivëve ka bërë që situata të mos degradojë. Gjoka ka rënë në pranga, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit, një krehër dhe 48 fishekë.

Në sfond të ngjarjes dyshohet të kenë qenë motive të dobëta, sidoqoftë materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, me akuzat “kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje” që rëndojnë mbi 30-vjeçarin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024049282073975