Katër persona janë vënë në prangat e policisë pasi u kapën në flangrancë teksa qëllonin me armë në ajër, në vendin e njohur si “Mali i Moravës” në Korçë.
Pas marrjes së informacionit policia ka shkuar në zonë ku ka arrestuar edhe katër personat. Në momentin e parë ata kanë tentuar të largohen duke hedhur nga dora pistoletën dhe kutinë e fishekëve.
Të arrestuarit janë: K.G., 31 vjeç; Dh.Sh., 31 vjeç; E.L., 34 vjeç dhe M.L., 30 vjeç.
Gjatë kontrollit trupor të tyre shtetasit E.L., iu gjetën në xhepin e xhupit 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Gjithashtu ndaj shtetasit K.G., Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 krehër me 3 copë fishekë, 44 copë fishekë luftarak, 2 gëzhoja dhe 2 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë.