INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Qençe nuk jetohet më!' Studentët në protestë për kushtet e këqija në konvikte [FOTO]

'Qençe nuk jetohet më!' Studentët në protestë për kushtet e këqija në konvikte [FOTO]

Publikuar më: 10:57 23-05-2018

"Qençe nuk jetohet më!" Kjo ka qenë parulla kryesore e protestës së studentëve që jetojnë në Qytet Student.

Kushtet minimale të jetesës në këto konvikte i ka bërë këta të rinj të ngrenë zërin dhe të thënë jo më.

Kush jeton në këto konvikte e di mirë shumë radhën e gjatë për në dushe dhe në fund mund të mbesësh dhe pa u larë pasi uji mbaron.

Për të mos folur për kushtet higjienike në dhoma dhe korridore, dhe jo më për sigurinë.

Protestës së kushteve të jetesës në Qytet Student i është bashkuar dhe Lëvizja për Universitetin.

Sipas aktivistëve pagesa e kripur që paguajnë për të ndarë dhomën me minimumi 3 persona të tjera është tepër e kripur.

"Qençe nuk jetohet më!", "Duam kushte!" dhe "Ku shkojnë paratë tona?!" ishin disa prej parullave të shpalosura prej studentëve.

Kushtet në konvikte lënë shumë për të dëshiruar. Me dhoma të vogla në të cilat janë të detyruar të rrinë të paktën 3-4 studentë, me tualete kolektive në të cilat mund të ngelesh pa ujë në dush edhe pas disa orësh në radhë, me krevate të cilëve iu kanë dalë telat nga të gjitha anët, me kushte higjienike si mos më keq, me pagesë mujore goxha të kripur në raport me kushtet: nuk dihet kur ka qenë hera e fundit që janë bërë investime për të siguruar kushtet minimale!

Autoritetet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më shpejt që kjo situatë të ndryshojë njëherë e mirë!" thuhet në reagimin e aktivistëve.

33216303_1678813758823268_2262640989745184768_n.jpg33216154_1678813988823245_1789370799572910080_n.jpg33139999_1678813935489917_3898563366725091328_n_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383