INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qendër koordinimi për ISIS në Shqipëri? Ja çfarë thonë deputetët, Kryemadhi: Ne kemi kryetarin e ISIS këtu, Edi Ramën [VIDEO]

Qendër koordinimi për ISIS në Shqipëri? Ja çfarë thonë deputetët, Kryemadhi: Ne kemi kryetarin e ISIS këtu, Edi Ramën [VIDEO]

Publikuar më: 18:48 07-06-2018

Ishte kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borissov ai që në konferencën kundër terrorizmit në Tiranë dha lajmin se në Shqipëri do të ngrihet një qendër koordinimi për të verifikuar rrezikshmërinë e luftëtarëve të kthyer nga ISIS.

Sipas Borissov në shërbim të këtij procesi do të vendoset sistemi informativ i Shengenit që gëzon policia bullgare. Sigurisht që kjo deklaratë e kryeministrit bullgar për strehimin e ish të burgosurve të ISIS në Shqipëri, gjatë një konference kundër Ekstramizmit të Dhunshëm, zhvilluar në Tiranë me mbështetjen e Mbretit të Jordanisë, u komentua shumë këto ditë.

Dhe lidhur me këtë çështje, Marseli i “Kolaudim” ka shkuar jashtë ambienteve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të marrë mendimin e deputetëve për këtë çështje.

Mendimet ishin nga më të ndryshmet, disa deputetë kanë bërë sikur nuk kanë dijeni lidhur me këtë çështje, të tjerëve u është dukur si shaka, ndërkohë që deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari e ka quajtur si “lajthitje” të kryeministrit Rama, dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se ne kemi kryetarin e ISIS këtu në Shqipëri, duke iu referuar Ramës si dhe tha që kemi klasë politike të mbaruar fare.

Ndërsa Edmond Spaho i Partisë Demokratike tha se është një problem shumë serioz që prek sigurinë kombëtare dhe Enkelejd Alibeaj u shpreh që ka rënë shteti.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme të Kolaudim:

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221