INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qendra ruse në Nish. Amerikanët, dyshime se mund të përdoret për spiunazh [VIDEO]

Publikuar më: 15:17 22-06-2017

Pas shqetësimit të ngritur nga zyrtarët amerikanë për qendrën ruse të vendosur në Nish afër kufirit me Kosovën ka reaguar zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.  Ajo i ka konsideruar absurde deklaratat e diplomatëve amerikanë për atë që po e konsiderojnë si qendrën e spiunimit rus në Nish e që Moska e Beogradi e quajnë qendër humanitare ruso-serbe. Zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee shprehu pak ditë më parë shqetësimin se “e ashtuquajtura qendër humanitare në Nish afër kufirit me Kosovën ku ka SHBA-ja ka rreth 600 e NATO 4000 ushtarë, nuk është shenjë pozitive". Por zëdhënësja e Ministrisë  Ruse  thotë se diplomatët amerikanë kanë bërë “akuza krejtësisht të pakuptimta, absurde, në stilin e retorikës më të keqe të luftës së ftohtë” shkruan agjencia RIA Novosti. "Sikur, gjoja, të bëhej fjalë për çerdhen spiunuese të Rusisë në Ballkan që do të ishte në gjendje ta rrezikonte kontingjentin amerikan në Kosovë”, ka thënë Zaharova.

Article Logic
Execution time: 0.003281831741333