INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëndrimi në telefon po ''shndërron'' skeletin e njerëzve [FOTO]

Qëndrimi në telefon po ''shndërron'' skeletin e njerëzve [FOTO]

Publikuar më: 16:41 16-06-2019

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se përdorimi në masë i telefonit celular na bën keq për shëndetin.

Mund të ndikojë tek gjumi, shëndeti mendor dhe së fundmi sipas studiuesve ndryshon edhe formën e kafkës sonë të kokës.

Disa imazhe rreze X të shpërndara nga studiuesit australianë, tregojnë se nëse e përkulim kokën shumë duke parë telefonin, mund të na zhvillohet një kockë pas koke.

Sipas studimit, kjo kockë nis të zhvillohet kryesisht tek të rinjtë të moshës 18-30 vjeç.

Shkencëtarë të Universitetit Sunshine Coast në Queensland, Australi kanë nisur kërkimet mbi këtë fenomen të çuditshëm.

telefoniii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658