Hazard ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e klubit të Chelsea kohët e fundit, duke shënuar 10 gola në 15 ndeshjet e fundit.
Hazard kohët e fundit është diskutuar shumë për kalimin e tij tek Real Madrid, ku ai mendon se do të ketë mundësi më të mira për të fituar “Topin e Artë”, por fansat e Chelsea duan që “ylli” i tyre të qëndrojë.
Në barazimin kundër Manchester United, një baner 100x50 metra i gjatë u shfaq në shkallët e stadiumit, ku shkruhej: “Hazard duam që ti të qëndrosh” dhe në fund figura e lojtarit.
Ky gjest i fansit thuhet se mund të ketë kushtuar tek 7 mijë paund, një shumë e konsiderueshme dhe një veprim shumë i përzemërt nga tifozët e Chelsea.