Jay Z është shumë i zënë aktualisht duke promovuar albumin e tij të ri “4:44” dhe gjatë një interviste vendosi të kryesonte titujt e gazetave duke folur për Amy Winehouse.
Këngëtarja britanike ndërroi jetë në vitin 2011 pas një beteje kundër varësisë ndaj drogës dhe alkoolit. Reperi 47 vjeçar tregon që menjëherë ishte shqetësuar kur ata u takuan për herë të parë në një pub të New York. “E shikova dhe i thashë qëndro me ne”, deklaroi themeluesi i Tidal për podcastin e Rpa Radar. Jay Z u përpoq ta merrte nën tutelën e tij por nuk funksionoi, dhe Amy ndërroi jetë pak kohë më vonë nga helmimi prej alkoolit.