INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëndrojuni larg! Këto janë 4 shenjat e horoskopit me temperamentin më të keq

Qëndrojuni larg! Këto janë 4 shenjat e horoskopit me temperamentin më të keq

Publikuar më: 23:35 31-01-2018

Si në rrethet shoqërore, ashtu dhe në familje, kemi të paktën një person të afërt që i prishet humori krejt pa parashikuar. Mjafton një fjalë apo gjest që ata të shpërthejnë ose ndonjëherë mërziten edhe pa shkak. E le ta pranojmë: nuk janë këto njerëzit tanë të preferuar!

Një nervozizëm i tillë çon shpesh në debate, ndrydhje atmosfere e shumëçka tjetër, që pengon të qenurit komfort. Për sa i përket parashikimit të yjeve, këto janë katër shenjat në veçanti që cilësohen si me temperamentin më të keq nga të tjerët.

DASHI

Janë shenjë agresive dhe kompetitive. Nervozohen shpejt, pasi duan të arrijnë gjithçka. Nuk janë mësuar të ruajnë qetësinë dhe acarohen menjëherë në debate.

GAFORRJA

Sensitivë dhe emocional. Nuk duhet shumë për të mërzitur një gaforre. Janë dyshues dhe pesimistë, e si të tillë janë gati të shpërthejnë në debate, qoftë dhe me shokë e familjarë.

LUANI

E kanë të vështirë të ruajnë qetësinë. Edhe detaji më i vogël mund t’i mërzisë pa masë. Shkak mund të bëhet edhe një këmishë e marrë borxh pa leje nga miku i ngushtë.

AKREPI

Dëshirojnë që çdo gjë të shkojë sipas parashikimit. Nëse ndodh e kundërta, janë të gatshëm të kthejnë çdo gjë përmbys, sipas Bordo.al. Njihen edhe si agresivë dhe të dhunshëm. Mania më e shpeshtë kur janë të acaruar është të thyejnë gjëra dhe të bërtasin me sa kanë në kokë.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215