INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëndroni gjatë në dush? Ja çfarë tregon për ju

Qëndroni gjatë në dush? Ja çfarë tregon për ju

Publikuar më: 09:15 26-07-2016

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që lahen shpejt janë më të lumtur dhe më pak të vetmuar. Sipas studimeve, këta njerëz nuk e përdorin dushin si një vend ku të kritikojnë veten, të thurin plane apo të imagjinojnë një të ardhme më të mirë.

Psikologu John Bargh mendon se sa më e gjatë të jetë koha që qëndroni në dush, aq më të palumtur dhe të vetmuar jeni. Ai e lidh këtë fenomen mes ngrohtësisë fizike dhe shpirtërore.

“Sa më të vetmuar të ndihen njerëzit, aq më tepër dushe të gjata zhvillojnë dhe aq më i nxehtë është uji që përdorin për t’u larë”,– ka thënë ai.

Sipas psikologut Bargh , ftohtësinë dhe pakënaqësinë që njerëzit kanë në jetën reale, përpiqen ta kompensojmë me ngrohtësinë e ujit.

Sipas studimeve, njerëzit që bëjnë dushe të shpejta dhe gjatë kësaj kohe këndojnë, janë shumë të lumtur me jetën që bëjnë.

Article Logic
Execution time: 0.0020670890808105