INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëndrueshmëria në media/ IREX: Shqipëria mbetet në vend numëro

Qëndrueshmëria në media/ IREX: Shqipëria mbetet në vend numëro

Publikuar më: 08:26 19-10-2018

Shqipëria ka pësuar rënie minimale në pozicionimin e saj në indeksin e qëndrueshmërisë në media. Përballë vitit të kaluar duket se vlerësimi është relativisht më i ulët edhe pse me shumë pak pikë përqindje.
Në vitin 2018. Shqipëria ka siguruar 2.42 pikë ndërkohë që gëzonte pikëzimin prej 2.44 gjatë vitit të kaluar.
Sipas raportit të hartuar nga IREX, Shqipëria ka bërë hapa përpara në treguesin e lirisë së shprehjes dhe të pluralizmit të mediumeve informative. Por, në të njëjtin raport thuhet se ka regjistruar hapa negativë në drejtim të profesionalizmit dhe është renditur shumë dobët në treguesin e modelit të biznesit mediatik, pra pikërisht në aftësinë për të qenë financiarisht e pavarur.

Article Logic
Execution time: 0.0034441947937012