INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeni, “arma”  kundër kancerit

Qeni, “arma” kundër kancerit

Publikuar më: 17:42 10-12-2016

Qentë kanë një nuhatje të jashtëzakonshme dhe përdoren shpesh për nuhatjen e drogës, eksplozivëve, viktimat e një fatkeqësie natyrore etj…

Tani shkencëtarët kanë dalë me hipotezën se këto kafshë mund të nuhasin edhe kancerin tek pacientët.

Organizata e bamirësisë “Medical Detection Dogs”, që trajnon qenushët për të diagnostikuar sëmundjet tek njerëzit me anë të nuhatjes, po kryen një test të gjerë në Britani. Kjo organizatë do të përdorë qentë për zbulimin e kancerit të prostatës duke testuar mostrat e urinës nga 3000 pacientë.

Në eksperimentet e para të këtij studimi, qentë ishin 93% më shumë të saktë në zbulimin e kancerit të prostatës në mostrat e urinës, krahasuar me shumë teste të kryera në laborator.

Nëse ky test, i kryer tek Spitali Uniersitar “Milton Keynes”, do të rezultojë i suksesshëm, organizata shpreson që qentë të përdoren si një test i dytë për të konfirmuar testin tradicional të prostatës.

“Diagnoza e hershme e kancerit është sfida më e madhe dhe ne besojmë se puna jonë me qentë mund ta ndryshojë këtë gjë”, shprehet dr. Claire Guest.

“Shpresojmë që të arrijmë të ofrojmë një shërbim ku qentë mund të pikasin lloje të rrezikshme të kancerit dhe të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0039918422698975