IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS

Qeni i shpëton jetën vajzës 3-vjeçare [VIDEO]

Publikuar më: 14:03 05-10-2016

Duket se qeni jo vetëm që është miku më i mirë i njeriut, por edhe engjulli mbrojtës i tij. Një vajzë 3 vjeçe ishte duke luajtur në oborrin prapa shtëpisë së saj, kur bërtiti për ndihmë.

Një ari i zi i madh kishte hyrë në oborrin e familjes dhe ishte afruar pak metra larg vogëlushes. Ariu i ishte afruar shtëpisë së familjes edhe disa herë më parë, por vetëm në mbrëmje. Dhe po të mos ishte qeni i shtëpisë, vogëlushja do ta pësonte.

Pasi qeni ishte rritur me vogëlushen, ai e ndjeu se ajo ishte në rrezik. Ai sapo pa ariun e sulmoi atë në këmbë, duke tentuar që ta tërhiqte atë për ta larguar nga ajo. Dhe më pas, qeni tjetër i familjes e ndoqi ariun derisa u zhduk në pyll dhe u ngjit në një lis. Nëna e vogëlushes e kapi atë dhe e thirri policinë, por policia thanë se nuk mund ta vrasin ariun.

Po të mos ishte qeni i shtëpisë, vogëlushja do të mund të kishte vdekur. Kjo histori ka kohë që është në YouTube, por që është rikthyer përsëri në rrjetet sociale.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947