Futbollisti i Realit të Madridit Vinicius Junior mesa duket i paska fiksim shqiptaret. Pas ngacmimeve me Taynën ai ka filluar të flirtojë edhe me moderatoren e Supersport Gea Braha. Vinicius i ka dërguar asaj një foto, të cilën moderatorja jo vetëm që nuk e ka parë, por as nuk ka në plan ti kthejë përgjigje.
Ajo ka postuar në instagramin e saj mesazhin me foto të lojëtarit, ndërsa sipër mesazhit shkruan: “Nuk ta var jo, kot e ke”, ndërsa e shoqëron mesazhin me një fytyrë që qesh me lotë. Mesa duket Vinicius është tërhequr nga pamja e fizike e bukuroshes së ekranit dhe ka dashur të hyjë në muhabet me të, por Gea ka preferuar të mos i përgjigjet.
Kujtojmë se Vinicius prej pak kohësh po flirton edhe me Taynën. Ai postoi një këngë të Taynës dhe më pas e ftoi atë për një shfaqje në Rio, ndërsa këngëtarja gjatë emisionit “Shiko kush luan”, tregoi disa mesazhe të shkëmbyera me të.