Mesa duket fjalët që kanë qarkulluar dhe unfollow-et në Instagram tëcilat na kanë treguar për një sherr të mundshëm mes Hadërgjonajve dhe Ramosajve qenkan të vërteta.
Në media është komentuar gjerë se molla e sherrit mes dy familjeve ka qenë Ariel, make up artisti i Kylie Jenner.
Beatrix i ka kërkuar Ariel që t'a ndihmojë për mundësi të reja në Los Angelos, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Anxhelina Hadërgjonaj dhe kështu ka plasur "
"lufta" mes familjeve.
Ndërkohë në koncertin e mbajtur mbrëmjen e kaluar në Tiranë “ODA” që për të dytin vit organizohet në vend, asnjë nga familja Ramosaj nuk ishte i pranishëm.
Një nga organizatoret e këtij eventi të madh ishte Agnesa Hadërgjonaj, e cila mbase nuk i ka ftuar kushërinjtë dhe tezen e saj ose Antigona, Beatrix-i dhe Albani kanë preferuar të mos shfaqen në publik, ndërkohë që Albërija dhe Anxhelina ishin të pranishme.