Pas 8 muajsh në ‘Përputhen’, Mevlani u deklarua vetëm për Ledjanën. “Aty brenda jam vetëm për ty, nuk shoh njeri tjetër”, i tha ai. Të njëjtën gjë i tha më pas dhe Ledjana, duke krijuar çiftin më të ri të mundshëm në program.
Por si duket sipas fjalëve që ka dëgjuar ish-konkurrenti Fation Kuqari, Ledjana ka lënë Mevlin dhe kështu la publikun të kuptonte se mes dyshes ka patur një krisje.
“Çfarë dëgjova unë që e le Mevlon?”, ishte komenti i Kuqarit që solli shumë komente nga ndjekësit.
Por si është e vërteta sipas të zonjës të fjalëve ka dëgjuar Fatjoni, Ledjanës?
Ajo vetë ka reaguar përmes një komenti nën komentin e Fatjonit; ku shkruan “Nein???” përkthyer në shqip “Jo”.
Pra, të besojmë burimin e Fationit apo mohimin e Ledjanës? Ju ç’mendoni?/afterparty.al