INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qenka një ditë fantastike! Horoskopi sot dashuri, para dhe...

Qenka një ditë fantastike! Horoskopi sot dashuri, para dhe...

Publikuar më: 08:28 28-09-2017

Horoskopi sot.

Dashi  Dita e sotme do të jetë tejet e ngarkuar në punë dhe do t’ju duhet të bëni edhe punën e të tjerëve. Nuk keni arsye për t’u shqetësuar pasi do t’ia dilni të mbyllni në kohë gjithçka. Problemet financiare mund t’ju bezdisin më shumë se zakonisht sot.

Demi Jeni të vendosur për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë një situate aspak të këndshme që është krijuar në punë prej disa ditësh. Zgjidhni me kujdes fjalët, në të kundërt rrezikoni të mërzisni ata që ju rrethojnë. Ruani qetësinë.

Binjakët Sot në mënyrë të veçantë do të ndiheni plot vetëbesim në punë. Dilni dhe takoni miq, dita premton argëtim. Mund t’ju vijë edhe një ofertë interesante pune. Kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme bëni mirë që të dëgjoni këshillën e atyre që ju rrethojnë.

Gaforrja  Do ndiheni në formë shumë të mirë mendërisht, ndaj merruni me çdo gjë që kërkon zgjidhje që lidhet me krijimtarinë apo inteligjencën në përgjithësi. Gjërat shkojnë për mrekulli në jetën sentimentale. Jeni të këshilluar që t’i kushtoni pak më shumë rëndësi familjes, pasi presin më shumë nga ju.

Luani  Sot mund të përballeni me probleme financiare, ndaj bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm përpara se të merrni vendime. Gjatë mbrëmjes do të merrni një lajm aspak të mirë që lidhet me ndryshime në punë.

Virgjëresha Do t’ju vijnë të ardhura të mira nga atje ku nuk e prisnit. Udhëtimet personale janë tepër të favorshme. Do të keni tendencën për të marrë shumë rreziqe përsipër, megjithatë është e këshillueshme të tregoheni të kujdesshëm.

Peshorja – Një njeri më i madh në moshë do t’ju propozojë një ofertë pune tepër interesante që do të sjellë të ardhura të mira. Nëse ju ofrohet një mundësi udhëtimi pranoni pa hezitim pasi do të keni mundësinë për t’u takuar me klientë potencialë. Mos merrni vendime të nxituara dhe mos u përfshini në debate të kota.

Akrepi  Sot do të marrin zgjidhje problemet financiare që kishin kohë që qëndronin mbi supe. Nëse ju ofrohet një punë e re pranojeni pa hezitim. Megjithatë përpara se të merrni çdo vendim kërkoni më parë mendimin e partnerit.

Shigjetari  Ata që ju rrethojnë do të vlerësojnë pamasë mbështetjen dhe do të kërkojnë këshillën tuaj. Është momenti i duhur për të bërë plane afatgjata dhe investime. Nëse keni gjëra të rëndësishme për të zgjidhur, sot është dita e mirë për t’u vënë në lëvizje. Sigurohuni që të mos lini pasdore familjen.

Bricjapi Planet për të ardhmen dhe investimet janë të favorshme këtë periudhë. Do t’ju vijë një shumë parash që prisnit prej kohësh. Kushtojini më shumë kohë vetes dhe merrni një konsideratë këshillën e partnerit.

Ujori  Do të bëni ndryshime në jetën sentimentale dhe sot do të ndiheni veçanërisht të mbushur me vetëbesim dhe të gatshëm për të vepruar. Pasdite do të takoni disa miq. Bëni mirë që t’i lini edhe ata të flasin.

Peshqit Do të keni një ditë shumë të suksesshme në punë. Është me vend që të përmbyllni kontrata apo të firmosni dokumente zyrtare. Marrëdhëniet në punë do të jenë shumë të mira. Është e këshillueshme të tregoheni të duruar.

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482