INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qenka puna pisk! Motra e Icardi-t i nxjerr ''të palarat'' Wanda Narës, por ajo merr vendimin drastik! [FOTO]

Qenka puna pisk! Motra e Icardi-t i nxjerr ''të palarat'' Wanda Narës, por ajo merr vendimin drastik! [FOTO]

Publikuar më: 17:44 22-11-2018

Për herë të parë në televizion, Ivana Icardi, motra e Mauro-s, sulmuesi dhe kapiteni i Inter, ka folur për prishjen e marrëdhënies me vëllanë e saj në vitet e fundit. Për faj të kujt? Sipas Ivana-s, që ka dalë e dytë në emisionin “Big Brother” të Argjentinës, arsyeja është Wanda Nara, e cila nuk e ka pëlqyer asnjëherë kunatën.

“Kam patur gjithmonë marrëdhënie të mira me të dashurat e Mauro-s, por me Wanda-n është ndryshe”. Bashkëshortja-menaxhere e yllit të Inter ka akuzuar kunatën se ka kërkuar gjithmonë pará nga burri i saj: “Ka thënë se i bëja shantazh Mauro-s, se i kërkoja pará për të blerë shtëpi dhe për të ribërë gjoksin dhe në këmbim nuk do të kisha marrë pjesë te Big Brother në Argjentinë. Nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë Ivana në emisionin “Domenica Live”.

Më pas ka ardhur edhe një lutje për Mauro-n: “Dua të shikoj përsëri nipërit e mia, dua të jem pjesë e jetës tuaj, je gjëja më e rëndësishme për mua”. Dhe ndërkohë që të gjithë po flasin për të, Wanda ka bllokuar komentet në Instagram.

WAMDE.png

Article Logic
Execution time: 0.0034651756286621