Serialet turke janë bërë më të pëlqyerit për publikun shqiptar dhe personazhet e tyre kanë rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Me siguri e mbani mend 'Nihanin', aktoren kryesore të 'Dashuri e errët'.
Ajo është një ndër personazhet më të preferuar të publikur shqiptar, mirëpo nuk e keni ditur se ajo ka miqësi me stilisten e famshme shqiptare, Edona Akugun Sayisman. Edona është me prejardhje nga Kosova por jeton në Turqi dhe vajzat janë njohur gjatë një emisioni për modën. Madje Edona në profilin e saj në Facebook ka një foto me Neslihan Atagul, e njohur si 'Nihan'.
“Neslihani ka një karakter shumë të mirë. Vajzë e sjellshme, të bën shumë shpejt për vete me punën që bën dhe është ndër aktoret më të suksesshme deri tani. Jam me fat që kam një mike si ajo”- ka thënë Edona për “RTV21”.