Prej disa javësh çifti i njohur Fero dhe Arbenita janë përfolur për një ndarje të mundshme. Shkak është bërë veprimi i fundit i dyshes, të cilët e kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, mirëpo edhe nuk janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Mirëpo tashmë gjithçka mes tyre i është kthyer normalitetit dhe Arbenita nuk është kursyer fare në publikimin e një videoje intime me Feron. Videoja e postuar së fundmi dhe të dy ata shihen të shtrirë në shtrat me njëri-tjetrin.
Reperi shfaqet duke i dhuruar puthje të shumta dhe përqafuar të dashurën e tij, ndërkohë që ajo shijon përkëdheljet.